20 Prill 2024

Gantar uron Krasniqin me rastin rizgjedhjes kryeparlamentar

Prishtinë, 25 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot edhe ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Jozef Hlep, i cili ka sjellë letër urimin e kryetarit të Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, Dr. Pavel Gantar, me rastin rizgjedhjes së zotit Krasniqi nënkrye të legjislativit të vendit.

 “Në emrin tim dhe të Asamblesë Nacionale të Sllovenisë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes suaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryetarit të Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, Dr. Pavel Gantar.

Duk i uruar sukses në detyrën me përgjegjësi që ka marrë, Gantar e siguron Krasniqin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamenteve.

Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi e luti ambasadorin t’ia përcjellë përshëndetjet e tij kryetarit të Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, dr. Pavel Gantar, si dhe  ftesën për vizitë zyrtare në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)