25 Prill 2024

Gallucci: Thaçi do të “mbijetojë” si kryeministër

Beograd, 4 dhjetor - Ish-shefi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Gallucci, ka thënë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi do të “mbijetojë” si kryeministër edhe në përbërjen e re qeverisëse.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të evitimit të tensioneve. “Por, theksimet në raportin e Dick Martyt mund të sjellin deri te situata kur europianët perëndimorë të kundërshtojnë linjën e fortë amerikane kundër serbëve.

Siç duket, disa nga ata, do të jenë të gatshëm për kompromis me Beogradin, përfshire edhe statusin special për veriun”, ka thënë Gallucci në një intervistë për gazetën Politika të Beogradit.

Diplomati amerikan, që aktualisht në mision në Timorin Lindor, nuk ka komentuar se si do të përfundojë çështja e raportit të Dick Martyt, duke u bazuar në thënien se “askush nuk është fajtor derisa nuk dëshmohet fajësia”.

 Por, Gallucci ka thënë se vendet e Quintit sigurisht kanë ditur për tregtinë me organe në Kosovë, pasi sipas tij kanë qenë në dijeni të informacioneve. Sipas tij, Quinti, e posaçërisht SHBA, kanë lënë gjithçka në duart e Hashim Thaçit dhe nuk kanë ndonjë alternative tjetër të pranueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)