18 Prill 2024

Fyle dhe Eshton urojnë Kosovën për zgjedhjet e qeta

Bruksel, 13 dhjetor - Kosova ka marrë vlerësimet e para për zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Ketrin Eshton, dhe nga komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle.

"Ne urojmë popullin e Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit, për qetësinë dhe rregullin në të cilin u zhvillua shumica e votimit. Gjithashtu, ne duam të urojmë autoritetet dhe në veçanti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të znj. Eshton dhe zFyle.

"Pjesëmarrja e njerëzve të Kosovës nga të gjitha komunitetet është shumë e mirëpritur. Tani u takon autoriteteve përkatëse që të certifikojnë rezultatet dhe të mirën me vërejtjet dhe ankesat, në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse", thuhet më tej në këtë deklaratë.

Ketrin dhe Shtefan Fyle, në deklaratë thonë se tani është e rëndësishme që në mënyrë të shpejtë të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet Presidenti i ri, në mënyrë që të mund të fillojnë të merret me sfidat që ndodhen përpara.

"Ne presim që të punojmë me lidershipin e ri të Kosovës dhe të nisë sa më shpejtë dialogu me Beogradin. Kemi shumë punë përpara në vitin që vjen, në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së", përfundon deklarata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)