28 Mars 2024

Fule: Jo Sarajevës, pa Kosovën dhe Serbinë

Bukuresht, 1 prill - Takimi i Sarajevës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse në të marrin pjesë edhe Serbia, edhe Kosova, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fule.

“Shpresoj shumë, që ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, të mos humbasin mundësinë që ta kthejnë bashkëpunimin rajonal në një proces përfshirës, duke siguruar se të gjithë janë në tavolinën e bisedimeve”, tha Fule.

Ai ka nënvizuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Sarajevës nëse nuk do të jenë të pranishme si Serbia, edhe Kosova.

“Do të marr pjesë në çdo konferencë që bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe shtyn një hap përpara bashkëpunimin rajonal”, theksoi diplomati evropian.

Duke folur për heqjen e transmetuesve të paligjshëm të telefonisë së Serbisë në Kosovë ai theksoi se “kjo nuk është çështje politike, por ekonomike”. Megjithatë, eurokomisioneri për zgjerimin vlerësoi lart përparimin e rajonit, pasi siç tha ai “njerëzit harrojnë se në këtë pjesë të Evropës, kemi parë shpërbërjen më shkatërruese të një shteti. “Nëse e krahason situatën e sotme me atë të 15 viteve më parë mendoj se çdokush do të habitej”.

Fule i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)