23 Janar 2022

Francë, moti i keq, 25 viktima

Paris, 18 qershor - Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave si pasojë e motit  të keq që ka përfshirë jugun e Francës.

Autoritetet njoftojnë se numri i viktimave shkoi në 25 dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Situata mbetet kritike në rajonin e Del Varit, ku mijëra persona janë bllokuar nga ujërat, pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe telefoni.

Katastrofa që ka përfshirë zonat jugore, ka ndezur debatin në vend mbi përgatitjen e autoriteteve dhe popullsisë franceze për të përballuar gjendjet emergjente, si kjo në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)