23 Janar 2022

Franca mbështët integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Prishtinë, 15 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr, Jakup Krasniqi, priti sot delegacionin e  Grupit parlamentar të miqësisë Francë –Kosovë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, z. Christian Menard, i cili shoqërohej edhe nga  ambasadori i Francës në Kosovë,  Zhan Fransua Fitu.

Pasi u falënderua për pritjen që iu organizua, kryetari i Grupit parlamentar të miqësisë Francë –Kosovë theksoi se parlamentarët francez ndjekin me interesim proceset e gjithëmbarshme , si dhe rezultatet që po arrihen në Kosovë.

“Kemi vërejtur cilësi në demokratizim. Shohim se demokratizimi ka përfshirë edhe komunitetin serb, pos atij ne veri të Kosovës, integrimi i të cilit do të jetë më i vështirë. Franca është e vendosur në përpjekjet që çojnë drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, theksoi  z. Christian Menard. Në vijim ai foli edhe për pasuritë qe ka Kosovë, si në minerale, ashtu edhe në bujqësi. Kosova , tha z. Menard, ka edhe një fond shumë të begatshëm arkeologjik.

Duke iu uruar mirëseardhje , kryekuvendari Krasniqi falënderoi institucionet dhe popullin e Francës për mbështetjen që i ka dhënë e po i jep Kosovës, pasi vendi ka nevojë për traditën demokratike franceze. Është shumë domethënëse për Kosovës, tha z. Krasniqi, prezenca e politike e Francës në Kosovë, si dhe prezenca e saj në kuadër të KFOR-it dhe të EULEX-it. Parlamenti i Francës ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës edhe në kuadër të konzorciumit të katër shteteve të BE-së, ndërsa kjo mbështetje vazhdon edhe më tutje.

Një shtytje të re këtij bashkëpunimi do t’ i japin edhe grupet e miqësisë së dy parlamenteve , që do të jenë edhe dy ura të fuqishme që lidhin e afrojnë edhe më fuqishëm dy popujt dhe shtetet. 

Në vijim kreu i legjislativit  foli me të dhëna konkrete lidhur me strukturën e Kuvendit të Kosovës, si dhe rezultatet që po arrihen në fushën e legjislacionit, posaçërisht kur është fjala për ligjet që derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit. Duke folur për çështjen e integrimit të komuniteteve kryekuvendari Krasniqi tha se në jetën institucionale e shoqërore, janë të përfshira komunitetet, pos  pjesëtarëve të komunitetit serb, pjesëmarrja e të cilëve ende nuk kënaq, sidomos kur është fjala për veriun e Kosovës.

Kryekuvendari Krasniqi pastaj foli edhe për procesin e njohjeve të Kosovës, duke theksuar se disa shtete janë në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga e cila populli i Kosovës pret që të njohë vullnetin e tij, ndaj edhe pritet që numri i shteteve pas vendimit të kësaj Gjykate të shtohet edhe më. Kosovës, pos në procesin e njohjes, ndihma e Bashkimit Evropian, pra edhe e Francës, i duhet sidomos në përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave, që do të mundësonte lëvizje të lirë të qytetarëve, posaçërisht e të rinjve që duan të shkollohen  në universitetet evropiane, por kjo do të reflektohej pozitivisht edhe në aktivitetet e biznismenëve.

Kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim edhe marrëdhënieve të Kosovës me shtetet fqinje, duke theksuar se me të gjitha shtetet Kosova po ndërton marrëdhënie të mira, pos me Serbinë, nga e cila madje po pengohen disa nisma të zgjerimit të bashkëpunimit në Rajon.

Duke u ndërlidhur me këtë çështje nga bashkëbiseduesit francez u tha se pas vendimit të GJND-së gjërat do të shkojnë shumë më shpejt. Ndërkaq, të vetëdijshëm për vështirësitë që ka Kosova në veri, ata theksuan se disa punë nuk mund të kryhen shpejt, megjithë vullnetin e mirë,duke zënë në gojë një thënie frënge se edhe Parisi nuk është bërë për një ditë. Në këtë vështrim u tha se nganjëherë vetë njerëzit mund të bëjnë më shumë se sa diplomacia, ndaj gjithnjë duhet të punohet për pajtim.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)