19 Prill 2024

Fitou: T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur

Prishtinë, 27 prill - Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou ka thënë se përfundimisht ka ardhur koha që t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur, duke shtuar se kosovarët duhet ta marrin në duart e tyre sovranitetin e plotë të vendit. 
 
Jo të gjithë ndërkombëtarët janë të një mendimi lidhur me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Por, deklarata e fundit për këtë temë vjen nga ambasadori francez, Jean-François Fitou.

Ai në prononcim për Radio Dukagjinin ka qenë më i preri deri më tani për këtë çështje. Pa asnjë dilemë, sipas tij pavarësisë së mbikëqyrur duhet t’i vijë fundi.

“Mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës duhet t’i vij fundi, kjo është përgjigjja ime. Është koha e duhur që kosovarët të kenë në duart e veta sovranitetin e plotë të shtetit të tyre. Përfundimisht po. Deshët një përgjigje të shkurt, ja ku e keni.” ka thënë Fitou.

Sipas ambasadorit francez është në përgjegjësinë e njerëzve në Kosovë, veçanërisht e politikanëve që të ndryshojnë Kushtetutën, nëse vërtetë dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo ai potencon nevojën që kosovarët të qeverisen tërësisht vetë.

“Sa më shpejt që i vijë fundi pavarësisë së mbikëqyrur, aq më mirë. Duhet që në mënyrë të menjëhershme kosovarët duhet t’i marrin çështjet në duart e veta. Nëse kjo merr kohë, le të merr kohë, por procesi për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur duhet të filloj menjëherë,” ka shtuar Fitou.

Duke folur lidhur me mundësinë e deputetëve serb që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese, ambasadori frances ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye që serbët do ta bënin një hap të tillë.

Sipas tij, komunitetit serb që jeton në Kosovë i janë garantuar shumë të drejta falë planit të Ahtissarit. Fitou theksoi se këto garanci duhet të jenë pjesë edhe e Kushtetutës që do të pësoj ndryshime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)