07 Shkurt 2023

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në NATO

Bruksel, 18 maj - Dy anëtarë të rinj të mundshëm të aleancës së NATO-s kanë paraqitur sot kërkesat e tyre për t’u bashkuar me bllokun, në dritën e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n këtë të mërkurë, pavarësisht kërcënimit të Turqisë për të bllokuar shtimin e vendeve nordike.

Në një postim në Twitter, aleanca e quan ditë historike dorëzimin e letrave të aplikimit në Bruksel.

Protokollet e pranimit për të dy vendet mund të nënshkruhen që në qershor, për t’u ndjekur nga procedurat e ratifikimit në shtetet anëtare. Finlanda dhe Suedia mund të bëhen anëtarë të NATO-s brenda vitit. Procesi zakonisht zgjat deri në një vit.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë,  dhe Suedia janë shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Pavarësisht se janë shtete neutrale, si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë bërë lëvizje të shpejta për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)