18 Prill 2024

"Financial Times": Koha është në anën e Kosovës

Londër, 9 qershor - Gazeta britanike "Financial Times" (FT) ka publikuar në numrin e djeshëm një analizë të gjatë të situatës politikë ne Kosovë, me vlerësimin se pengesë të madhe për rritjen ekonomike të Kosovës paraqet pamundësia e pjesëmarrjes në takimet ndërkombëtare pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut. Megjithatë, gazeta vlerëson se koha është në anën e Kosovës.

Gazeta kujton se Serbia dhe disa vende të rajonit refuzojnë të pranojnë akcizat e reja të Kosovës, që ka vështirësuar shumë tregtinë e kompanive të vogla lokale, të cilat janë të gatshme të eksportojnë produktet e tyre.

Kosova edhe në CEFTA është përfaqësuar përmes UNMIK-ut, por FT parashikon se këtu mund të ndodhë ndryshimi vitin e ardhshëm, kur Kosova, përmes UNMIK-ut do të marrë kryesimin e radhës përmes rotacionit të Unionit Tregtar Rajonal.

Me vlerësimin se Serbia dhe Kosova në planin ndërkombëtar po zhvillojnë luftën për mbështetjen e vendeve të tjera, gazeta shkruan se "koha sigurisht është në anën e Kosovës".

FT vlerëson se kanë ndryshuar marrëdhëniet e përfaqësuesit ndërkombëtar ndaj strukturave paralele në veri të Kosovës, pasi që tani shihen si relevantë, ndërsa më parë refuzonin bashkëpunimin me ta.

"Mund të punoj me të gjithë, kushdoqofshin ata, pasi që duhet të zgjidh problemet dhe të ul armiqësinë midis dy palëve", transmeton "Financial Times", fjalët e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)