19 Prill 2024

Fillon punimet samit i G-20

Seul, 11 nëntor - Në kryeqytetin koreanojugor ka filluar punimet samiti i pestë i 20 vendeve më të industrializuar dhe në ekspansion, G-20.

Në qendër të takimit dyditor qëndron konflikti mbi disbalancën në kursin e këmbimit dhe në bilancin e tregtisë  në botë. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel para samitit hodhi poshtë kërkesën e SHBA-së për një kufizim të tepricave tregtare nga vendet me eksport të fuqishëm si Gjermania. 

Por Merkel dhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama, kanë theksuar vendosmërinë e tyre për bashkëpunim pavarësisht nga dallimet në politikën tregtare dhe atë monetare.

"Kjo është e rëndësishme për zgjidhjen së bashku të problemeve në botë," tha Obama pas një takimi me kancelaren Anegal Merkel, në kuadër të samitit G20.

Merkel deklaroi se nga samiti duhet të vijë një sinjal që sjell rritje  ekonomike në gjithë botën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)