08 Gusht 2022

Filipinet goditen nga tërmeti prej 7 ballesh

Manila, 27 korrik - Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me fuqi prej 7 ballë në ishullin Luzon në veri të Filipineve.

Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji tha se është ndjerë një lëkundje me fuqi prej 7 ballë në provincën Abra në veri të ishullit.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi 10 kilometra dhe 3 kilometra në veriperëndim të qytetit të Tayyum në provincën Abra.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. duke udhëzuar që ekipet e shpëtimit dhe ndihmës të shkojnë menjëherë në zonën e fatkeqësisë, tha se edhe vet do të vizitojë rajonin brenda ditës.

Ministri i Brendshëm, Benjamin Abalos, njoftoi se deri më tani në provincën Benguet kanë humbur jetën dy persona, një në provincën Abra, si dhe një në një provincë tjetër.

Gjithashtu u njoftua se 60 persona janë lënduar.

Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave në tërmetin i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë vendbanime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)