09 Gusht 2022

Feith pret njohje të reja të Kosovës

Washington, 9 qershor - Duke folur para gazetarëve dje në Bruksel, Piter Feith tha se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pret "rritje të konsiderueshme" të numrit të njohjeve të Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, mendimi i gjykatës do të jetë "i përzier". "Unë po punoj në supozimin se vendimi gjerësisht do të japë një lloj rehatie për pozicionin e Beogradit dhe një lloj mbështetje për pozicionin e Kosovës. Pra, do të jetë një tërësi e përzier e konsideratave", tha Piter Feith, duke folur para gazetarëve në Bruksel, pas takimit të tij me ambasadorët e BE së.

Ai, më tutje, foli edhe për pjesën veriore të Mitrovicës, duke synuar ti sigurojë liderët lokalë në këtë qytet, se dëshirat e tyre do të respektohen."Çfarëdo përpjekje që i përket veriut, në mënyrë kritike, varet nga pranimi lokal. Prandaj, populli në veri nuk duhet të ketë çfarëdo ndjenje të frikësimit ose kërcënimit".

"Ne dëshirojmë që veriun ta mbajmë stabil, por veriu është pjesë e përgjithshme e hapësirës, që do të lëvizë më afër ndaj Bashkimit Evropian. Nuk duhet të përfundojë si konflikt i ngrirë", theksoi Piter Feith. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)