20 Prill 2024

Feith përshëndet hapjen e Qendrës për Shërbime të Qytetarëve

Prishtinë, 25 maj - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith ka përshëndetur sot hapjen e Qendrës për Shërbime të Qytetarëve (QSHQ) në Mitrovicën veriore.

Kjo qendër sipas tij është një hap tjetër i Qeverisë së Kosovës për ta çuar përpara përkushtimin e saj drejt ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie.  

Pieter Feith ka thënë “QSHQ-ja do të ofrojë shërbime të dobishme për qytetarët – në mënyrë specifike do të ofrojë një qendër e re për regjistrimin e bizneseve dhe OJQ-ve që do t’u mundësojë qytetarëve qasje më të gjerë në mundësitë ekonomike\".

\"Këso shërbimesh në veri të Kosovës nuk ka pasur më përpara. Që nga hapja vitin e shkuar të Qendrës për Shërbime Civile në Mitrovicën veriore, Qeveria ka marrë kërkesa nga qytetarët për këso lloj shërbimesh\", tha ai. 

“Ekipi Përgatitor Komunal (EPK) për Mitrovicën veriore do të vendoset gjithashtu në të njëjtin objekt me QSHQ-në. EPK-ja ka punuar që nga shkurti i vitit 2010 dhe ka realizuar një sërë projektesh që synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Mitrovicës veriore. QSHQ-ja do t’i mundësojë EPK-së që të përgatisë krijimin e komunës së re të Mitrovicës Veriore.

“ICO-ja vazhdon ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për përmirësimin e shërbimeve publike dhe kushteve të jetesës në Kosovën veriore mbi bazat e demokratizimit, përparimit paqësor dhe kuptimit të njëmendtë të pronësisë lokale dhe të pjesëmarrjes në një Mitrovicë transparente dhe funksionale. Hapja sot e Qendrës për Shërbime të Qytetarëve është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.  Qendra do të luaj rol kyç në forcimin e lidhjeve midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në Kosovën veriore dhe do t’i ndihmojë Qeverisë për t’u përgjigjur më mirë ndaj nevojave të qytetarëve.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)