25 Prill 2024

Feith: Nuk kemi listë të zezë

Prishtinë, 19 shkurt - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar se nuk zotëron asnjë listë të zezë me emrat e politikanëve kosovarë të përfshirë në afera të paligjshme.

Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, Feith është shprehur se politikanët kosovarë njihen më mirë nga kolegët e tyre dhe për rrjedhojë përfshirja e të përfolurve në qeveri do të ishte e pakuptimtë.

“Ata i njohin kolegët e tyre më mirë se unë, qe të përcaktojnë se kush i plotëson kushtet për të marrë pozita në qeveri e kush jo. Udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi më të madhe se ata që propozohen për të zënë pozita”, ka pohuar Feith.

Më tej ai i ka bërë thirrje qeverisë kosovare që të tregohet më e kujdesshme lidhur me premtimet për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)