20 Prill 2024

Feith, Duhet pjesëmarrje më e madhe e grave në institucione

Prishtinë, 7 mars - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë, Pieter Feith, bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha sferat e jetës publike në Kosovë, duke theksuar se një shoqëri është më e fortë nëse gratë dhe burrat kanë vërtet mundësi të barabarta për të kontribuar. 

Feith ka theksuar se gratë janë duke luajtur rol me rëndësi në të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare, në politikë, biznes, media, shoqëri civile, si dhe në jetën familjare.

Sipas tij duhet të bëhen më shumë përpjekje që kjo të pasqyrohet në një pjesëmarrje më të madhe të grave në pozita udhëheqëse, qoftë në politikë ose në ekonomi. 

“Në këtë kontekst, unë i inkurajoj autoritetet e Kosovës që të rrisin mëtej zbatimin e legjislacionit të miratuar tashmë, duke promovuar barazinë ndërmjet meshkujve dhe femrave në kuadër të kornizës institucionale. Emërimi i grave të respektuara nëpër postet kyçe në qeverinë e re duke e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian është vendim pozitiv.

“Prandaj, për t’i ruajtjuar çdo ditë të drejtat e grave, unë i nxis autoritetet e Kosovës të punojnë më me vendosmëri kundër dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)