20 Prill 2024

Fajon paralajmëron për rreziqet e keqpërdorimit të liberalizimit të vizave

Tiranë, 25 tetor - Raportuesja e Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë Tanja Fajon, u bëri thirrje qytetarëve të këtij vendi të respektojnë afatet kohore, procedurat dhe rregullat e parashikuara nga BE për lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen, për të mos detyruar Komisionin Evropian të rikthejë regjimin e vizave.

Thirrja e europarlanmentares Tanja Fajon bëhet vetëm pak ditë pas paralajmërimit nga ana e Komisionit Evropian, për rikthimin e regjimit të vizave nëse qytetarët që përfitojnë nga liberalizimi i tyre kërkojnë azil dhe punë në vendet e hapësirës Shengen.

“Ajo që dua të theksoj është se udhetimi pa viza është i lidhur me disa detyrime dhe kufizime. Qytetarët në Shqiperi duhet të dine që liberalizimi i vizave nuk do të thotë, që ata të shkojnë jashtë shtetit për të kërkuar punë, shtetësi apo azil. Ndërgjegjësimi për këtë është shumë i rëndësishëm, sepse nëse pas skadimit të afatit prej 90 ditësh, të parashikuar për lëvizjen pa viza, do të qëndroni ilegalisht në ndonjë vend të hapësirës Shengen, atehere do të përballeni me shumë vështirësi dhe këto vende do t'iu kthejnë mbrapsht. Duhet të jetë e qartë që kjo mundësi, lëvizja pa viza, nuk duhet të keqpërdoret” tha Tanja Fajon.

Fajon rriti shpresat e qytetarëve të Shqipërisë, kur tha mbrëmë në Tiranë, se edhe hapi i fundit i procesit të liberalizimit të vizave, vendimi i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve të BE, që do të mirret më 8 nëntor, pritet të jetë pozitiv. “Ne do t'i japim fund procesit përpara Krishtlindjeve, në mënyrë që shqiptarët të lëvizin të lirë, gjatë pushimeve të dimrit”, tha ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)