19 Prill 2024

Evropa Juglindore, formacion ekonomik shumë kompleks

Athinë, 19 qershor - Investitorët gjermanë e kanë të qartë që Evropa Juglindore është një formacion ekonomik shumë kompleks dhe se vendet në rajon nuk mund të «futen të gjitha në një thes», siç u tha me të drejtë në diskutimet e konferencës.

Ato mund të ndahen në vija të trasha në dy pjesë: Ballkani Perëndimor, që përbëhet nga vende që duan të hyjnë në BE, dhe Bullgaria e Rumania, të cilat për shkak të problemeve të tyre janë \"anëtarë të papërfunduar të BE-së\", siç i cilëson ata revista britanike „The Economist“.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor industria gjermane për një kohë tepër të gjatë ka folur për potenciale. Tani ka ardhur koha që ato të shfrytëzohen, kërkoi drejtuesi i Degës Lindore të Shoqatës Ekonomike Gjermane, Reiner Lindner. Por edhe vendet vetë duhet t\'i përmirësojnë kushtet ekonomike për investimet e huaja, thotë ai:

\"Përmirësime nevojiten në sektorin e blerjes së territorit. Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë toka e t\'i zotërojmë ato për një kohë të gjatë. Kemi nevojë për garanci investimesh, të cilat mundësojnë procese gjyqësore në raste dëmesh a konfliktesh. Dhe në të gjithë vendet duhet punuar më shumë për të luftuar korrupsionin.\"

Komisioni i BE-së paralajmëron prej vitesh Bullgarinë dhe Rumaninë për korrupsion kronik dhe luftë të pamjaftueshme kundër krimit të organizuar. Këtyre u shtohen edhe \"mangësitë e reja\", si për shembull mungesa e aftësisë për të absorbuar paratë e BE-së. Nga 2007 e deri në 2011 Rumania ka përdorur vetëm 11% të mjeteve që i takojnë.

Kjo aftësi është e nevojshme për të joshur investitorët e huaj në vend. Sepse nuk mjafton vetëm të ndryshosh ligjet, thotë Marco Walde, drejtues i dhomës tregtare e industriale gjermano-rumune:

\"Në Rumani dhe Bullgari ne vumë re, se përpjekjet e shumta për reformimin e vendit u ndërprenë me anëtarësimin në BE, më 1 janar 2007. Shumë vetë menduan se aty përfundoi puna. Kjo gjendje për fat të keq vazhdon ende në shumë sektorë.\"

Kandidatëve të tjerë që presin të hyjnë në BE Lindner u sugjeron:

\"Më mirë është që të presin edhe një vit derisa t\'i plotësojnë të gjitha kushtet e të jetë stabilizuar ekonomia që të mos kenë të njëjtat probleme si Rumania dhe Bullgaria.\"

E megjithë dobësitë e shumta, Ballkani ende ofron një terren të mirë për investim. Michael Pfeiffer, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme, tërheq vëmendjen për sektorët që ofrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor:

\"Mjafton të shohim se ç\'duhet të bëjnë këto vende për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në sektorët e ujit, kanalizimit, mënjanimit të mbeturinave. Këtu sipërmarrjet gjermane mund të investojnë me miliona. Dhe e mira e kësaj është se për këto projekte ofrohen shumë ndihma evropiane.\"

Një \"produkt gjerman\", që po bëhet gjithmonë e më atraktiv për shumë vende është sistemi dual i profesionalizimit, në të cilin profesioni mësohet paralelisht në shkollë dhe nëpërmjet praktikës në një ndërmarrje. Dhe ky sistem ka shumë përparësi edhe në aspektin shoqëror, thotë Bertram Rollmann, drejtues i dhomës industriale e tregtare gjermano-bullgare.

\"Sistemi dual ka edhe një efekt që u jep mundësi grupeve më të dobëta sociale ose pakicave të paintegruara që të marrin pjesë aktive në ekonomin e vendit.\"

Edhe një sugjerim i përgjithshëm u përmend nga investitorët gjermanë: Që në zhvillimin ekonomik të tyre vendet e Ballkanit të përqendrohen në dy-tre sektorë të caktuar me të ardhme. E kjo të kuptohet edhe nga të tjerët, ata duhet të përfaqësohen më mirë jashtë shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)