26 Prill 2024

Engel: Serbia mban të pushtuar veriun e Mitrovicës

Washington, 5 mars - Kongresisti amerikan Eliot Engel ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi janë shumë të rëndësishme dhe BE-ja duhet të jetë e kujdesshme, pasi Serbia e Kosova duhet të hyjnë në BE-në së bashku.
 
Ai tha se Serbia nuk ka bërë asnjë hap përpara në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, por, sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë të pushtuar veriun e Mitrovicës, ende është armiqësore ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke punuar në këtë drejtim së bashku me Rusinë.

“Ka pasur përpjekje për të delegjitimiuar Kosovën. 75 vende e kanë njohur Kosovën, por shumë të tjera nuk e kanë marrë këtë hap pasi ka një presion të madh mbi to. Çështja u dërgua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe u fitua nga Kosova. Kam besuar se shumë më tepër shtete do ta njihnin Kosovën pas këtij hapi, por ka pasur përpjekje të shtuara për ta bllokuar procesin. E gjithë kjo nuk është e dobishme”, ka thënë Engel në intervistë për Evropën e Lirë.

Ai është i shqetësuar nga fakti se sheh një lloj tradite në sjelljen e BE-së që shpërblen Serbinë megjithë faktin se nuk ka bërë asgjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)