26 Prill 2024

Engel: Arrestimi i Mlladiçit, hap i rëndësishëm për Serbinë

Washington, 27 maj - Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, përshëndeti arrestimin e Ratko Mlladiçit.

Në një deklaratë për shtyp ligjvënësi amerikan thekson se Serbia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën para se të përfshihet në Bashkimin Evropian.

“Arrestimi i Gjeneral Ratko Mlladiçit është një hap i rëndësishëm dhe i pritur prej kohësh nga Serbia,” thuhet në deklaratë.

Ligjvënësi thekson se Mlladiçi është përgjegjës për masakrimin e më shumë 7,500 djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995 dhe duhet të mbahet përgjegjës në Gjykatën e Hagës për këto krime dhe akte të tjera kriminale kundër njerëzimit.

“Arrestimi i Mlladiçit dhe ekstradimi i tij në Hagë është një përparim i rëndësishëm për Serbinë, por ky vend ka një tjetër pengesë kryesore para se të ecë përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimin Evropian. Derisa të zgjidhen mosmarrëveshjet e saj me Kosvën e pavarur, Serbia nuk do të jetë në gjendje të antarësohet në BE. Shpresoj”, shkruan më tej ligjvënësi Engel “se Serbia një ditë do të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Evropian, por nuk duhet lejuar ta realizojë këtë, nëse një gjë e tillë do të bllokonte antarësimin e Kosovës në të ardhmen,” përfundon deklarata e ligjvënësit amerikan Eliot Engel

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)