10 Gusht 2022

Emigrantët braktisin Greqinë shkaku i krizës financiare

Athinë, 18 maj - Gjithnjë e më shumë emigrantë, të cilët prej vitesh punojnë në Greqi, po e braktisin këtë shtet për shkak të krizës së vështirë financiare.

Këtë sot e shkruan gazeta greke ''Katimerini'', e cila shton se emigrantët po kthehen në atdheun e tyre apo po kërkojnë punë më të mirë në ndonjë shtet tjetër të Evropës.

Ekspertë të tregjeve të punës kanë vënë alarmin për rënien serioze të të ardhurave në bizneset ku punojnë të huajt.

''Madje edhe në bursën e punës, ku mund të shihen të huaj duke kërkuar ndihmë, tani nuk mund të gjesh më askënd'', komenton gazeta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)