29 Janar 2022

Eklips në ditën e finales së botërorit

Johanesburg, 7 korrik - Finalja e botërorit që do zhvillohet në 11 Korrik në “Soccer City” të Johanesburg, do të karakterizohet edhe nga një fenomen i rrallë natyror.

Qielli do të errësohet për të dhuruar një spektakël të vërtetë pasi në disa pjesë të globit do të shihet një eklips i plotë i diellit.

Pjesa që do ta shijojë më shumë këtë spektakël është ajo në Paqësor, më saktësisht në brezin e Patagonias të populluar nga ishuj të vegjël dhe shumë pak banorë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)