10 Gusht 2022

Drashkoviç: Nuk pres hetim serioz lidhur me akuzat Martit

Beograd, 8 shkurt - Kryetari i Lëvizjes Serbe për Rimëkëmbje (SPO), Vuk Drashkoviç, thekson se nuk pret ndonjë hetim serioz lidhur me raportin e Dik Martit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.

Në tërë botën, sipas tij, nuk ka deri në fund hetime serioze të krimeve as përndjekje të kriminelëve, sepse “e ashtuquajtura e drejtë e humanizuar më shumë është në anën e mbrojtjes së të drejtës së kriminelëve se të mbrojtjes së viktimave”.

“Njëfarë hetimesh do të ketë, por nuk duhet pritur se ‘do të ketë zbulim të Amerikës’”, tha Drashkoviç gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”

I pyetur sesi do të reflektojë raporti dhe hetimet mbi pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe në politikën e jashtme të Serbisë, Drashkoviç ka thënë se nuk beson se do të ketë komplikime për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Përse? Për shkak se pozitën ndërkombëtare të Serbisë, subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar nuk e kanë vënë në dyshim as krimet të cilat padyshim se janë dëshmuar që i ka bërë pala serbe në luftën e kaluar, po edhe në Kosovë. Përfundimisht, raporti i Marti Ahtisarit, pjesa e parë, pothuajse një e treta e këtij raporti i është kushtuar krimeve serbe në Kosovë”, ka thënë Drashkoviç.

Por, sipas vlerësimeve të tij, është mirë se është shkatërruar tabloja bardhë e zi, se në luftën e Kosovës kanë ekzistuar në një anë barbarët, e këta janë serbët, dhe vrasësit, ndërsa, në anën tjetër, ishin engjëjt dhe viktimat, e këta ishin shqiptarët.

“E tani edhe engjëjt edhe barbarët janë përzier, kështu që në negociata, përkatësisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të hyhet nga një pozicion më real kur bëhet fjalë për krimet e kryera edhe të njërës edhe të palës tjetër”, ka thënë Drashkoviç për “Zërin e Amerikës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)