28 Mars 2024

Detroiti për 50 vjet ka humbur një milion banorë

Detroid, 29 mars - Të dhënat nga regjistrimi i popullatës në SHBA tregojnë se qyteti Detroit prej vitit 1960 ka humbur më shumë se një milionë banorë.

Ky qytet, i cili ka qenë njëri nga pesë qytetet më të banuara në SHBA, nga mesi i shekullit të kaluar ka pasur madje 1,85 milionë banorë, ndërsa sot diçka më shumë se 700.000.

Arsyeja kryesore për zvogëlimin drastik të numrit të banorëve paraqet rënia e industrisë automobilistike, e cila në Detroit është degë kryesore ekonomike.

Krahas Nju-Orleansit, pas uraganit Katrina, kjo është rënia më e madhe e numrit të banorëve në një qytet amerikan në histori, pohon sociologu Endrju Beverixh nga Universiteti Kuins, i cili paraqitjen e këtillë e përshkruan si humbje në një bazë ekonomike dhe konsideron se numri i banorëve edhe më tutje do të shënojë rënie.

Kryebashkiaku i Detroitit, Dejvid Bing, nuk pajtohet me parashikimet e këtilla, po madje edhe e konteston besueshmërinë e rezultateve të regjistrimit, me pohimin se më shumë se 36 mijë banorë nuk janë përfshirë me regjistrimin.

Qëndrimi i tij është tërësisht i kuptueshëm nëse dihet se numri i banorëve ndikon dukshëm mbi financimin e qyteteve nga fondet federale, dhe se secili person që është regjistruar në regjistrimin në Detroit do të sjellë nga rreth 10.000 dollarë investime në shkolla, rrugë, spitale dhe shërbime sociale dhe komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)