27 Prill 2024

Daqiq: Kosova multietnike, përrallë që duhet harruar

Beograd, 12 qershor - Zëvendës Kryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daqiq, ka thënë se "përrallën për një Kosovë multietnike duhet ta harrojmë", sepse ajo është "pjesë e projektit të krijimit të Shqipërisë së Madhe".

Në një intervistë për gazetën javore "Press" të Beogradit, Daqiq, foli për disa nga propozimet dhe tezat që ai i paraqiti kohët e fundit mbi Kosovën, që është e pavarur, dhe se ajo duhet ndarë,  e "të jetë e kufizuar me Shqipërinë".

“Në Kosovë nuk vendosin as serbët e as shqiptarët, por fuqitë e mëdha”, ka thënë Daqiq dhe ka shtuar: “përallën për shoqërinë multietnike duhet harruar, pasi për të gjithë ne është e qartë se kjo është pjesë e projektit të Shqipërisë së madhe”.

“Ndoshta jo menjëherë, mirëpo Kosova nuk është as Monako e as San Marino, një shtet i vogël e parajsë turistike, që do të mund të mbijetonte e vetme. Për këtë arsye duhet biseduar me Shqipërinë. Në këtë formë ne i ikim procesit të njohjes së Kosovës”, ka thënë Daqiq.

Ivica Daqiq theksoi se këto janë “pikëpamjet e tij personale politike”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)