23 Prill 2024

Daçiq: BE nuk mund ta kushtëzoj Serbinë me Kosovë

Beograd, 21 janar - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia dëshiron që të arrihet marrëveshje konkrete në çështjen e Kosovës, në mënyrë që sipas tij kjo të mos jetë më problem në rrugën e Serbisë drejt integrimit në BE.

Daciq ka rikujtuar se për shkak të mos njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së, ky institucion nuk po mund ta kushtëzoi Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Indeksonline.

“Serbia dëshiron që të arrijë marrëveshje historike me shqiptarët, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të mbyllet, dhe të mos ketë pengesa për Serbinë drejt integrimin në BE”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)