29 Mars 2024

Daçiç: Serbia nuk do t`i pranojë zgjidhjet që njohin Kosovën

Beograd, 28 mars - Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia kurrë nuk do të lejojë që ndonjë zgjidhje e arritur në bisedimet Prishtinë-Beograd, të shfrytëzohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq tha se grupet do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet e përditshme që preokupojnë qytetarët.

“Mund të ketë përpjekje që Serbia tërthorazi të pajtohet me ndonjë zgjidhje, që në fakt do të nënkuptonte njohjen implicite të pavarësisë së Kosovës, por Beogradi nuk do ta lejojë këtë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Beogradi është për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por ai kompromis nuk do të thotë që njëra palë të fitojë gjithçka, kurse tjetra asgjë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)