24 Prill 2024

Clif kundërshton çdo ide për ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Jan Klif ka thënë se nuk do të ketë bisedime për ndarje të Kosovës e as ridefinim të kufijve aktual.

Clif ka thënë se nëse Serbia do të kërkonte hapjen e kësaj teme në bisedimet teknike, këshilla britanike për qeverinë në Prishtinë do të ishte t’i refuzonte të diskutonte, por jo ta lëshoj tavolinën.
 
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Jan Clif ka kundërshtuar çdo ide për ndarjen e Kosovës. Ambasadori Clif ka deklaruar kështu gjatë një panel-diskutimi të organizuar nga Lëvizja Fol.

Ai madje e ka sugjeruar delegacionin e Kosovës se nëse Serbia do të kërkonte hapjen e kësaj teme, këshilla britanike do të ishte t’i refuzonte këto diskutime, por jo edhe ta lëshojë tavolinën e bisedimeve.

“Agjenda e bisedimeve Prishtinë – Beograd përfshinë çështjet praktike dhe jo ato të ridefinimit të kufijve. Nuk do të ketë edhe një herë vizatim tjetër të kufijve. Këtë nuk e përkrah as qeveria ime. Por, nëse imponohet një temë e tillë në bisedimet me Beogradin, atëherë këshilla ime për qeverinë e Kosovës do të ishte që të refuzonte të diskutonte dhe jo të lëshonte tavolinën e bisedimeve për çështjet praktike, tha Clif.

Ambasadori britanik tha se duhet të ketë diskutime për çështje praktike dhe të arrihen marrëveshje, pasi bisedimet janë në interes të të dyja shteteve.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe lëvizjen e lirë. Ne e dimë se ka njerëz që mendojnë se ky dialog po bëhet vetëm për të mirën e Serbisë. Por sipas pikëpamjes sonë është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike”, tha Clif.

Ambasadori i mbretërisë së Bashkuar gjithashtu tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë që të shtojnë numrin e njohjeve. Ai tha se qeveria e tij po ndihmon ministrinë e Jashtme të Kosovës që të sjellë më shumë njohje të reja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)