20 Prill 2024

Çitaku-Haxhinasto: Shqiptarët nuk mund të jetojnë me akuza

Tiranë, 23 dhjetor - Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ministren e Jashtme në Detyrë të Kosovës, Vlora Çitaku, ku kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit në të dyja vendet.

Gjatë takimit, dy personalitetet kanë diskutuar edhe për raportin e Dik Marti, duke theksuar se ai është një raport politik dhe i pa bazë. Sipas Haxhinastos, mënyra më e mirë për të goditur këtë raport është dobësia për sa i përket fakteve.

“Kemi shprehur gatishmërinë e plotë, kemi përsëritur gatishmërinë e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për të vijuar, e theksoj për të vijuar me të gjithë institucionet ndërkombëtare ligjore që merren me këtë çështje, pra për të vijuar bashkëpunimin me to për të qenë krejtësisht të hapur që të realizohet një proces hetimi i plotë i të gjithë akuzave apo pretendimeve që paraqiten në raport. Kjo është mënyra e vetme për të hequr dhe për të eliminuar një absurditetet të tillë që përfaqëson raporti”, theksoi ai.

Nga ana e saj, zonja Çitaku tha se edhe qeveria e Kosovës është e angazhuar për të zhvilluar hetime për të zbardhur deri në fund këtë çështje.

“Askush më shumë se Kosova dhe Shqipëria nuk ka nevojë që ky raport të zbardhet dhe ky raport të shpërbëhet pikërisht aty ku ka mungesën më të madhe, mungesën e fakteve. Ne jemi të hapur për hetime të reja sepse hetime në këtë pikë ka pasur nga mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo ne kërkojmë që ato të bëhen sërish. Kosova nuk mund të jetojë, Shqiptarët në Ballkan nuk mund të jetojnë përjetësisht me këtë barrë mbi supet e tyre”, tha Çitaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)