29 Mars 2024

Çifti Clinton do të blejë shtëpi 11 milionë dollarë

SHBA, 13 korrik - 10 vjet pasi kanë lënë Shtëpinë e Bardhë, në kurriz të ngarkuar me skandalin "Lewinsky" çifti Clinton kërkon të blejë një pronë të madhe në veri të Manhattan.

Hillary dhe Bill Clinton duan të blejnë një ndërtesë me vlerë 11 milionë dollarë, e cila ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bibliotekë, një pishinë, dy vila të vogla dhe një studio artistësh.

Sipas "New York Post" cifti do të blejë këtë pronë në një prej zonave më të lakmuara të kontesë së Westchester. Fqinjë do të kenë, Richard Gere dhe Glenn Close, si edhe të 'mëdhenjtë' e Wall Street.

Për të blerë këtë ndërtesë, ish-presidenti do të shesë vilën në Chappaqua, e blerë në vitin 2000 për më pak se 2 milionë dollarë.

Futja në shtëpinë e re do të bëhet në kohë, për të bërë më pas pritjen për dasmën e vajzës Chelsea me kolegun e saj Marc Merzvinsky, me të cilin jeton prej dy vitesh.

Dasma do të jetë eventi i vitit në New York, pasi aty do të marrin pjesë njerëzit më të rëndësishëm të biznesit, por edhe të Hollywood-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)