25 Prill 2024

Çështja e pronës është e shenjtë në të gjitha vendet e BE-së

Prishtinë, 16 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Shpëtim Idrizi, njëherësh kryetar i Partisë (çame) për Drejtësi dhe Unitet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjithë lëmenjtë e jetës.

Parlamentari shqiptar, Shpëtim Idrizi Deputeti, i cili e i printe delegacionit të Partisë Drejtësi dhe Unitet e ka uruar kryeparlamentarin Krasniqi për pavarësinë e Kosovës dhe sukseset që po i arrin Kosova . Në emër që qytetarëve çamë që jetojnë në Shqipëri e ka përgëzuar për kontributin personal të Krasniqi për lirinë e Kosovës.

Ai më këtë rast ka njoftuar kryeparlamentarin Krasniqi për aktivitetet që do të fillojnë nga e hëna e ardhshme në kuadër të “Javës Çame”, për të sensibilizuar opinionin për çështjen çame. Ai në vazhdim është angazhuar për kompatiblitetin e ekonomive të dy vendeve tona, për unifikimin gjuhësor të shqiptarëve, përfshirë edhe mërgatën, si dhe afirmimin e kulturës shqiptare. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, duke i uruar z. Idrizi përfaqësimin e PDU-së me dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, ka theksuar historinë e dhimbshme të popullit shqiptar, sidomos të Çamërisë.

Ai është shprehur i bindur se në Evropë dhe në Ballkan po fryjnë erëra të reja të demokracisë, për më shumë liri dhe të drejta, për të cilat shqiptarët kanë nevojë më shumë se çdo kush tjetër.

Duke theksuar se çështja e pronës është e shenjtë në të gjitha vendet e BE-së , si dhe faktin  që Shqipëria do të jetë anëtare e këtij unioni, Krasniqi është shprehur optimist para përfaqësuesve të komunitetit çamë në Shqipëri se e ardhmja e të gjithë shqiptarëve, për shumë arsye, do të jetë shumë më e mirë se e sotmja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)