23 Prill 2024

Carla Del Ponte akuza Shqipërisë

Hagë, 17 dhjetor - Pas akuzave të Dick Marty për tregti organesh nga UCK-së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, ish-prokurorja e Gjykates Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage, Carla del Ponte eshte rishfaqur me kerkesen per hapa juridike dhe nje deklaratë qe prek drejtpërdrejt Shqipërinë.

"Kjo e fundit pengoi hetimet fillestare", i tha Del Ponte agjensise gjermane te lajmeve DPA. "Hetimet për këto çështje penale duhet te zhvillohen medoemos,- kembengul ajo, - por nuk duhet te kryhen nga autoritetet e Kosovës apo ato te Shqipërisë".

"Ata që tani thanë se të gjithë janë të pafajshëm", tha ish kryeprokurorja, aktualisht ambasadore e Zvicres ne Argjentine. Vetem EULEX-i, mund te marre pjese sipas saj ne hetime, por edhe ai duhet pergatitur per kete pune. Dicka mjekesore kishte ndodhur, sipas Del Pontes. Pas perfundimit te punes ne krye te Gjykates se Krimeve te Luftes, mesova e tronditur se ishin zhdukur dëshmi për heqjen eventuale të organeve.

"Ka patur prova gjaku,- rrefen Del Ponte,- shami, fotografi dhe gjëra të tilla të ngjashme nga shtëpia e verdhë në Rribe në veri te Shqiperise. Për ne ishte atëherë e qartë se në ate shtëpi kishte ndodhur diçka. Hetimet fillestare te gjykates mbeten ne vendnumero, per shkak se Shqipëria nderpreu bashkëpunimin. Veç kësaj dëshmitarë nuk kishin pranuar të dëshmonin. Ata kishin frike, thote del ponte, sepse ishin vrare disa nga dëshmitarët tanë potenciale. Dyshimet e saj Del Ponte i pati publikuar për herë të parë në një libër të botuar në vitin 2008, dyshime te cilat qeveria e Shqipërisë dhe pala kosovare i kritikuan ashper si te pabaza.

Kryeprokurori serb per krimet e luftes, Vladimir Vukcevic pretendon nderkohe se mund te shkoje pertej raporti te Dick Marty-t me provat e reja qe disponon per kete ceshtje. Vukcevic tha ne nje konference per shtyp ne Beograd se i di emrat e personave te perfshire, por nuk deshiron t'i beje publike.

"Me hetimin tone kemi perparuar edhe me shume nga sa shkruan Dick Marty ne raportin e tij.Kemi emra, qe per momentin nuk dua t'i permend", tha Vukcevic.

Vukcevic ju referua edhe perpjekjes per bashkepunim me palen shqiptare.

"Tre vjet me pare, u perpoqem te punonim me koleget tane shqiptare, krijuam kontakte direkte me ta, ka qene janarin e 2008-tes persa me kujtohet. Tentuam te bashkepunonim me ta per te hetuar mbi trafikun e organeve njerezore", shtoi ai.

Zyrtari i larte shpjegoi me pas se ketij bashkepunimi i kishte dhene fund ministri shqiptar i drejtesise. Prokuroret serbe treguan permes nje video-projektori edhe foto nga ajri te zonave ne Shqiperi ku dyshohet te jene mbajtur te burgosurit serbe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)