29 Mars 2024

Capussela: EULEX, simbol i dështimit

Londër, 10 prill - Ish-anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Andrea Capussela ka kritikuar ashpër misionin evropian në Kosovë, EULEX.

Në një shkrim të tijin të botuar në britaniken “The Guardian”, Capussela ka vlerësuar se në 3 vjet nga nisja e punës, EULEX është kthyer në simbolin e dështimit.

“Në 3 vjet ka arritur shumë pak. Shumë pak hetime të rëndësishme kanë nisur dhe sistemi gjyqësor kosovar nuk është përmirësuar aspak”, ka shkruar Capussela.

Sipas tij, ky dështim nuk vjen si pasojë e elementëve të jashtëm, por nga keqmenaxhimi i lidershipit të misionit dhe papërgjegjshmëria e tij.

“Shkaqet kryesore janë të brendshme. Mungesa e përgjegjësisë, menaxhimi i dobët dhe mungesa e besnikërisë ndaj detyrës”, është shprehur Capussela.

Si raste konkrete të dështimit ai ka përmendur zgjatjen e procesit kundër ish-guvernatorit të Bankës së Kosovës, Hashim Rexhepi, si dhe hezitimin për nisjen e hetimeve mbi raportin e Dick Marty.

“EULEX është bërë simbol i papërgjegjshmërisë dhe jo i vlerave evropiane dhe një vello e kushtueshme që fsheh aktivitetet e paligjshme të elitës nga sytë e qytetarëve kosovarë”, ka nënvizuar Capussela.

Ai i ka sugjeruar BE-së që të hetojë veprimtarinë e EULEX-it, të ndryshojë lidershipin e tij dhe t’i japë një udhërrëfyes për punën që duhet të bëjë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)