20 Prill 2024

Calmy-Rey: Njohja e Kosovës nuk ka qenë e ngutshme

Bern, 22 dhjetor - Shefja e diplomacisë zvicerane Micheline Calmy-Rey kërkon që akuzat ndaj Hashim Thaçit të ngritura nga Dick Marty të hetohen urgjentisht.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”, lidhur me raportin e Dick Martyt, ajo e mbron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Zvicra dhe thotë se strategjia e vendit të saj ndaj Kosovës nuk ka qenë e keqe, duke pasur parasysh se për propozimin për pavarësi, ndërmjetësi i OKB-së Martti Ahtisaari është shpërblyer edhe me Çmimin Nobel për Paqe.

Duke folur për kërkesën e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nën kryeministrin Thaçi, Calmy-Rey ka thënë se deklarata e pavarësisë dhe njohja nga shumë shtete nuk është çështje që i takon asaj.

“Jo unë, por Qeveria ka kërkuar njohjen diplomatike të pavarësisë së Kosovës. Dhe Zvicra nuk ka qenë shteti i parë, por i 30-ti ose i 31-ti që e njohu Kosovën. Para nesh ka qenë Austria, nëse kjo ju qetëson juve. Ne s`kemi vepruar me ngut. Por, sigurisht ne kemi qenë të parët që në OKB kemi thënë se duhet të flitet për pavarësinë e Kosovës. Atëherë qëllimi ishte të stabilizohet rajoni”.

E pyetur nëse duket delikate kur udhëheqja e fajësuar e UÇK-së sot përbën majën e shtetit, Calmy-Rey ka thënë se “kjo udhëheqje është zgjedhur nga populli i Kosovës”.

“Nuk jam e sigurt nëse raporti i Martyt do të kishte ndryshuar diçka në rezultat sikur të ishte publikuar para zgjedhjeve të fundit. Ndryshe udhëheqja e Kosovës po përpiqet fuqishëm për raporte paqësore me Serbinë. Këto bisedime mund të vonohen pas raportit të Marty-it”.

Sipas Calmy-Reyt, tani autoritetet përgjegjëse, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, duhet të inicojnë hapa juridikë.

“Edhe vendet përkatëse dhe sidomos Kosova duhet të ndihmojnë në sqarimin e këtyre akuzave. Në Kosovë duhet të ndërtohet një shtet i sundimit të ligjit dhe kjo nënkupton edhe ballafaqimin me të kaluarën”.

Ndërsa rreth refuzimit, që të pranojë një çmim të diasporës kosovare për përpjekjet për paqe në rajon, Calmy-Rey ka thënë se “duke pasur parasysh publikimin e raportit të Martyit tani nuk ishte momenti i duhur për një ceremoni festive për këtë çmim”.

“Për këtë arsye ndarja e paraparë e çmimit është shtyrë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)