24 Prill 2024

Brukseli sot vendos për postin e Pieter Feithit

Bruksel, 21 shkurt - Komisioni Evropian sot pritet të vendosë për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith.
 
Siç dihet Feith në Kosovë është edhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, për të cilën pozitë ende ka mandat dhe për të cilën vendos Grupi Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen e Pavarësisë, përkatësisht Pakoja e Ahtisaarit.

Posti i të deleguari të BE-së në Kosovë do t`i skadojë Feithit pas tetë ditësh, përkatësisht më 28 shkurt.

Burime nga Brukseli kanë saktësuar se mandati i Feothit pritet të zgjatet përkohësisht edhe për dy apo tre muaj të tjerë, derisa të gjendet një zgjidhje për këtë çështje e cila duhet të jetë delikate, pasi që Feith kryen dy funksione në Kosovë.

Si përfaqësues i ICO-së ai e njeh pavarësinë e Kosovës ndërsa në anën tjetër si përfaqësues special i BE-së, ai duhet të ketë qëndrim `neutral` ndaj statusit të Kosovës dhe rrjedhimisht në këtë cilësi ai edhe nuk na e uronte pavarësinë para disa ditësh.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)