19 Mars 2024

Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

Washington, 22 janar - Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që vjen në mes të tensioneve në rritje të Ukrainës me Rusinë.

"Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim plotësisht transferimet e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të forcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë," tha zoti Blinken në një postim në Twitter.

Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, "për mbështetjen e tyre për Ukrainën."

Miratimi nga ana e zotit Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.

Zoti Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, por asnjëri prej tyre nuk ndryshoi qëndrim lidhur me çështjet thelbësore.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, me të dy zyrtarët që refuzuan të lëvizin për kërkesat thelbësore.

"Ne kemi qenë të qartë se nëse ndonjë forcë ushtarake ruse kalon kufirin e Ukrainës, kjo do të përbënte një pushtim të ri. (Një veprim i tillë) do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët dhe aleatët tanë," tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë, pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Perëndimi po kërkon që Rusia të tërheqë trupat dhe armët e saj nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Moska po bën presion që NATO të kufizojë operacionet e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe këmbëngul që aleanca ushtarake perëndimore të refuzojë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim.

Blinken tha se SHBA dhe aleatët e saj janë të përgatitur të trajtojnë shqetësimet e Rusisë, megjithëse jo pa kushte.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

"Ata kanë një prani të konsiderueshme force e cila nuk është pakësuar. Në fakt, ajo ka vazhduar të rritet. Dhe ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar," u tha gazetarëve të premten sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Pavarësisht shqetësimeve të tilla nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, zoti Lavrov u përpoq të premten ta paraqiste Ukrainën si agresore.

"Askush nuk e fsheh faktin se armët po i dorëzohen Ukrainës, se qindra instruktorë ushtarakë po vërshojnë në Ukrainë tani," tha Lavrov.

Megjithatë, ministri i jashtëm rus i quajti bisedimet "konstruktive dhe të dobishme".

Lavrov tha gjithashtu se bisedimet do të vazhdonin mbi kërkesat e sigurisë së Kremlinit dhe se si Rusia ashtu edhe SHBA-ja ishin zotuar të vendosnin shqetësimet e tyre me shkrim për diskutime të mëtejshme.

Në një deklaratë të përbashkët të premten vonë, ministrat e mbrojtjes të tre shteteve baltike thanë se "qëndrojnë të bashkuar në angazhimin tonë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus."

Deklarata thoshte se Estonia do t'i japë Ukrainës armë anti-tank, ndërsa Letonia dhe Lituania po transportonin raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera për të forcuar aftësitë ushtarake mbrojtëse të Ukrainës. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbërrinin në Ukrainë armët dhe pajisjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)