24 Prill 2024

Bisedimet Kosovë - Serbi në fund të muajit

Bruksel, 15 qershor - Shtyrjen e raundit të pestë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit, që ishte përcaktuar për sot dhe nesër, zyrtarët e BE-së në Bruksel nuk e shohin si “frenim të procesit”, duke paralajmëruar vazhdimin e negociatave në fund të qershorit.

Zyrtarë të BE-së thonë se nuk ka pasur ngecje, por ideja ka qenë që të dyja palëve t`u jepet më shumë kohë që përfundimisht të pajtohen, të paktën për disa nga çështjet e hapura.

“Vazhdimi i dialogut është shtyrë që të përfundojnë përgatitjet e brendshme, që janë të domosdoshme për marrëveshje konkrete”, ka thënë zëdhënësja, Maja Kocijancic.

Ndërkohë udhëheqësi i ekipit serb, Borisllav Stefanoviç, shpreh optimizëm për arritjen e marrëveshjeve konkrete në çështjen e lëvizjes së lirë, kadastrës, librave të amzës dhe telekomit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)