29 Mars 2024

Bisedimet Kosovë-Serbi, i dërguari i BE-së sërish në Kosovë

Prishtinë, 2 mars -I dërguari i BE-së për të ndërmjetësuar për dialogun Kosovë-Serbi Robert Cooper është kthyer sërish në Prishtinë.

Ai do të qëndrojë në Kosovë për të bërë konsultimet e fundit rreth datës së nisjes së dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, shkruajnë mediat kosovare.

Paraprakisht, të martën gjatë ditës, Cooper ka qëndruar në Beograd në Beograd, ku është konsultuar me zyrtarët serbë, ndërkaq vizitën në Prishtinë, ai e ka shfrytëzuar për të zhvilluar disa takime, që janë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Qëllimi i takimeve, sipas mediave kosovare, është sensibilizimi i opinionit kosovar për rëndësinë e dialogut. Por, Zyra e Cooperit ka vendosur që diplomacia për përgatitjen e dialogut nga diplomati evropian, të jetë e heshtur.

Pikat doganore në veri, Gjykata Kushtetuese, çështja e personave të pagjetur dhe çështjet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të jenë temat që do të diskutohen në takimet e para, theksojnë mediat kosovare.

Ajo që do të caktohet gjatë kësaj vizite të Cooperit është data e takimit të parë të palëve, që pritet të ndodhë brenda ditësh.

Ajo që ende nuk dihet, është edhe përbërja e ekipit që do të kryesohet nga Edita Tahiri. Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ftuar partitë opozitare që të jenë pjesë e këtij ekipi, ndërkaq që sipas burimeve, ai do të përbëhet nga ekspertët.

Cooper pritet që sot të takojë zëvendëskryeministren Edita Tahiri, e cila është emëruar udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)