06 Dhjetor 2022

Bisedimet e radhës Kosovë-Serbi pritet të sjellë dhe rezultatet e para

Prishtinë, 29 prill - Takimi i radhës në dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellë dhe rezultatet e para. Pala kosovare thotë se me palën serbe do të arrihet marrëveshja kornizë për çështjen e energjetikës, telekomunikacionit e lëvizjes së lirë.

Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se në takimin e radhës me palën serbe që do të zhvillohet në mesin e majit në Bruksel, mund të ketë një përafrim qëndrimesh, ndoshta edhe një marreveshje kornizë për disa pika, të cilat janë diskutuar deri tash ndërmjet palëve.

“Ne mund të arrijmë në një kornizë të marreveshjes, kornizë që pastaj duhet të kthehet në Kosovë për të marrë miratimin përfundimtar politik, vendimi final duhet të miratohet nga qeveria. Tash për tash unë pres që mund të kemi një kornizë marrëveshje në tre fusha, në energji, telekomunikacion dhe lëvizje të lirë”, thotë Edita Tahiri.

Ndërsa Kosova pret që të ketë një marrëveshje kornizë me palën serbe, në fushat e sipërpërmendura, qeveria e Serbisë vetëm javën e fundit ka lëshuar me qindra targa të Serbisë për makinat e serbëve në veri të Kosovës.

Kjo për policinë e Kosovës është e jashtëligjshme. Policia ka urdhëruar që të konfiskohen të gjitha targat e reja të makinave të lëshuara nga Serbia që qarkullojnë në Kosovë.

Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të Serbisë në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviq, u ka deklaruar mediave serbe se shumë çështje që lidhen me serbët e Kosovës kërkojnë zgjidhje urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë.

Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, thotë se veprime të njëanshme po ndodhin nga pala serbe dhe si të tilla ato ndikojë negativisht në dialogun Kosovë-Serbi.

“Për të qenë konstruktiv si palë Serbia do të duhej që të ndalojë dukuri të tilla sepse ato drejtpëdrejt do të ndikojnë negativisht në dialogun Kosovë-Serbi. Ne si qeveri e Republikës së Kosovës jemi të qartë në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjitha fushat, pra edhe në çështjen e targave të reja të Kosovës të cilat tashmë janë në zbatim e sipër dhe do të zbatohen në të gjithë territorin e Kosovës”, thotë Edita Tahiri.

Qeveria e Kosovës në politikat e brendshme të saj, po vazhdon me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës dhe ky proces sipas përfaqësuesve të qeverisë do të përfshijë edhe veriun e Kosovës përkatësisht kompleksin industrial Trepça.

Përfaqësues të qeverisë së Serbisë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që të mos e privatizojë Trepçën, por e ardhmja e këtij gjigandi industrial që gjendet në veri të Kosovës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Qeveria e Kosovës thotë se menaxhimi i të gjitha aseteve që gjenden brenda territorit të Kosovës janë çështje e politikës së brendshme të Kosovës dhe ato nuk do të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)