26 Prill 2024

Bernd Posselt: "Marty është demagog"

Berlin, 18 dhjetor - Deputeti evropian Bernd Posselt, ka reaguar pas projekt-rezolutës së të enjtes të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në një intervistë dhënë programit shqip të Deutsche Welles, deputeti i Partisë Popollore Evropiane në Parlamentin Evropian Bernd Posselt, e quan Dick Marty-n një demagog, që keqpërdor pozitën e tij:

„Natyrisht që unë jam për atë që këto akuza të hetohen në mënyrë faktike, si në aspektin e të drejtës penale ashtu dhe në aspektin moral. Por jo ashtu thjesht si zoti Marty, i cili është i njohur për tendencën e tij për sensacione, për të ngritur diçka nëse nuk ka prova.

Për aq kohë sa nuk dëshmohet fajësia, zoti Marti nuk mund të veprojë kështu. Kështu që unë e konsideroj zotin Marty absolutisht një demagog, i cili keqpërdor funksionin e tij.“

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)