26 Prill 2024

Beogradi bllokon varrezat masive me civil kosovarë në Maqedoni

Shkup, 17 dhjetor - Autoritetet shtetërore të Maqedonisë vazhdojnë të bllokojnë hetimet lidhur me praninë e dy varrezave masive në Maqedoni me kosovarë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë në Shkup deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se me insistimin e Beogradit zyrtar dhe presidentit serb Boris Tadiq janë vënë në heshtje hetimet mbi zbulimin e dy varrezave që dyshohet të jenë brenda territorit të Maqedonisë pranë bregut të lumit Lepencë, në zonën në afërsi të kufirit të Bllacës.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka dhënë përgjigje lidhur me dyshimet mbi varrezat masive, edhe pse kohë më parë ishte paralajmëruar një nismë për të inspektuar zonat e dyshuara nga komisione të përbashkëta ndërshtetërore, të mbështetura edhe nga misioni EULEX.

Kërkesa për hulumtimin e varrezave masive në Maqedoni ishte shtruar gjatë muajit qershor të këtij viti në një takim midis ish-ministrit të Drejtësisë të Kosovës, Haki Demolli me ambasadorin maqedonas në Prishtinë, Stojan Karajanov.

Në dy varrezat masive që janë në zonën kufitare të Maqedonisë me Kosovën, janë të varrosur viktimat e vrara dhe masakruara nga forcat serbe të rajonit të Kaçanikut, Ferizajit dhe zona të tjera përreth gjatë luftës së vitit 1999. Serbia druan nga hapja e kësaj varreze në vendin fqinj, me qëllim të mos humbjes sërish të imazhit të saj. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)