29 Mars 2024

Belgjikë, Partia Separatiste i fiton zgjedhjet

Bruksel, 14 qershor - Partia Separatiste që mbështet pavarësinë për rajonin holandisht folës të Belgjikës ka fituar numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare belge.

Rezultatet përfundimtare të votimeve të djeshme treguan se Aleanca e Re Flamane ka fituar 27 nga 150 ulëset në parlament.

Kjo është e para herë që një parti, e cila përkrah shpërbërjen e Belgjikës të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet kombëtare.

Partia thotë se e mbështet ndarjen e Belgjikës ndërmjet Flandrisë në veri që flet holandishten dhe Valonisë në jug që flet frengjishten.

Por, nëse dëshiron të sundojë, partia do të duhet të formojë koalicion me partitë valone.

Socialistët, të cilët fituan më shumë vota në Valoni, 26, gjithashtu mund të jenë në situatë të formojnë qeverinë.

Raportet thonë se bisedimet për formimin e koalicionit të ri mund të zgjatin disa javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)