26 Prill 2024

BE mirëpret konsolidimin e institucioneve

Prishtinë, 23 shkurt - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Stefan Fuele mirëpritën konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Ata po ashtu mirëpritën përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Në një deklaratë të përbashkët Ashton dhe Fuele thanë se presin që qeveria e re të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht përforcimin e administratës publike, të shtrihet sundimi i ligjit dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve.

“Mirëpresim formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Presidentit. Ne presim të bashkëpunojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të ndihmojmë në përmbushjen e perspektivës evropiane të Kosovës", thuhet ne deklaraten e Ashton dhe Fuele.

Ata me tutje shtojn se "Ne gjithashtu presim nga qeveria e re që të trajtojë prioritetet në reforma, posaçërisht kërkojmë që të përforcohet administrata publike, të shtrihet sundimi i ligjit, dhe të sigurohet integrimi i të gjitha komuniteteve. Ne mirëpresim përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Këtu ne gjithashtu do të punojmë së afërmi me Kryeministrin dhe ekipin e tij të ri”, thuhet në deklaratë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)