18 Gusht 2022

BE me një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Bruksel, 11 korrik - Bashkimi Evropian (BE) pritet do të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Paketa pritet të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg. “Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe lista të mëtejshme të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane.

Kriza e drithit duket se po merr një zgjidhje provizore pasi tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore, ndërsa Marina ukrainase është e angazhuar për të siguruar transportin.

Erdogan zhvillon bisede telefonik me Putin dhe Zelensky për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë krizës së grurit.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë akuzon Iranin se po furnizon me drone Rusinë për të luftuar kundër Ukrainës në frontet e luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)