10 Gusht 2022

BE: Marty të dërgojë dëshmi të pranueshme në gjykatë

Bruksel, 27 janar - Bashkimi Evropian u është përgjigjur sugjerimeve nga raporti i miratuar i Dik Marty në Këshillin e Evropës, se nuk ka bërë aq sa është dashur që t''i hetojë akuzat kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar që të dërgohen prova.

Në raportin e Marty kërkohet që misioni i BE së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, t''i hetojë këto akuza.

Por, zyrtarët e BE së i kanë kundërshtuar sugjerimet se kanë dështuar ta bëjnë këtë.

”Për këtë neve na duhet dëshmi, që është e pranueshme në gjykatë”, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE së, Ketrin Eshton.

Më tutje, zëdhënësja u tha gazetarëve në Bruksel se ”misioni EULEX i ka dërguar Marty dy letra duke kërkuar evidencë” dhe shtoi se ”kontaktet po vazhdojnë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)