26 Prill 2024

BE i tërheq vërejtjen Serbisë për pasaportat biometrike

Bruksel, 13 qershor - Bashkimi Evropian u ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të Serbisë që të ndërmarrin masa kundër atyre që u mundësojnë vendbanim në Serbi banorëve të Kosovës, vetëm për të marrë pasaporta biometrike që mund të shfrytëzohen për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.

Një deklaratë e tillë është bërë e ditur në një raport që ekspertët e Komisionit Evropian e kanë përgatitur për afatin gjashtëmujor të këtij viti dhe që u është prezantuar vendeve anëtare të BE-së.

Raporti përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përfshira tashmë në liberalizimin e vizave dhe vërehet se sidomos në Maqedoni dhe në Serbi ka keqpërdorim të këtij liberalizimi, sepse një numër shumë i madh i shtetasve të këtyre vendeve kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar lehtësimin e kthimit të regjimit të vizave për ato vende që e keqpërdorin dhe vërejtjet i janë dhënë sidomos Republikës së Maqedonisë, por edhe Serbisë.

Sa i përket Serbisë, thuhet se Serbia ka vazhduar të japë pasaporta për banorët e Kosovës, por duke respektuar marrëveshjen me BE-në, pra duke dhënë pasaporta vetëm në zyrën në Beograd, që do të thotë se ata banorë të Kosovës që marrin pasaporta të Serbisë nga kjo zyrë, me to nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE.

Por, shumë qytetarë nga Kosova thuhet të kenë shkuar në Serbi për të rregulluar edhe vendbanimin në Republikën e Serbisë, çka u mundëson të marrin pasaporta, me të cilat mund të udhëtojnë pa viza.

Autoritetet e Serbisë u janë përgjigjur zyrtarëve të BE-së se kanë ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre, të cilët janë duke e keqpërdorur këtë mundësi dhe, madje, janë edhe duke gjykuar edhe anëtarë të forcave policore të përfshirë në këtë situatë.

Në anën tjetër, sa i përket Kosovës, thuhet se gjasat për të nisur një dialog të shpejtë për liberalizimin e vizave, ende nuk ekzistojnë dhe se pritet që gjatë verës edhe një komision tjetër i BE-së të shkojë në terren në Kosovë për të parë se si po zbatohet marrëveshja e riatdhesimit dhe ri-integrimit të të kthyerve.

Numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova, por edhe i shqiptarëve nga Maqedonia dhe Serbia, sipas zyrtarëve të BE-së, po ndikon që disa shtete të hezitojnë që të niset procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)