16 Prill 2024

BE i ofron Serbisë rezolutë të përbashkët mbi Kosovën

Beograd, 19 korrik - Paralajmërimi i shpalljes së vendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës vazhdon të jetë objekt i shkrimeve të shumta të mediave serbe.

Kështu gazeta “Blic” në numrin e sotëm shkruan, duke iu referuar burimeve të informuara mirë diplomatike se Bashkimi Evropian (BE) dëshiron t'i ofrojë Serbisë që bashkë ta shkruajnë rezolutën që do t'i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (KB) pas mendimit të GJND.

Merret vesh se oferta Beogradit i është dërguar të premten nga Brukseli nëpërmjet një zyrtari të lartë të Qeverisë serbe dhe është cekur se kjo është “oferta e fundit” dhe në këtë Serbia duhet të përgjigjet “më së voni deri të enjten, para se Gjykata në Hagë ta publikojë mendimin e vet” ka thënë për gazetën “Blic” burimi i sigurt nga kreu i qeverisë.

“BE ka ofruar se bashkë me Serbinë ta bashkë-sponsorojnë rezolutën dhe me ndihmën e SHBA, të jenë ndërmjetës në bisedimet tona me Kosovën. Kjo është lëvizje përpara ndaj qëndrimit të ngurtë se nuk do të pranohet kurrfarë rezolute, veçse pas paraqitjes së mendimit të Gjykatës mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës, vetëm të lëshohet një kumtesë e përbashkët nga Asambleja e Përgjithshme e KB.

Problem është që nuk ka kurrfarë garancie për perspektivën tonë evropiane dhe që nuk e dimë çka propozojnë ata që të shkruhet në rezolutë”, thotë burim i gazetës nga kreu i pushtetit serb dhe shton se kjo ofertë i është përcjellë edhe ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiqit gjatë takimit të tij të djeshëm (e diel) me shefen e diplomacisë së BE Ketrin Eshton në Almata.

Në Ministrinë e jashtme kanë konfirmuar dje se oferta nga Brukseli ka mbërritur dhe “nuk kanë asgjë kundër” që rezoluta të shkruhet në bashkëpunim me BE, por se në rezolutë duhet patjetër të “përmenden bisedimet mbi statusin” dhe se bisedimet duhet të zhvillohen në “kuadër të Rezolutës 1244”.

Nëse Brukseli dëshiron t'i “pranojë bisedimet mbi statusin” dhe në qoftë se obligohet se nuk do të ketë njohje të reja të Kosovës pas publikimit të mendimit të Gjykatës së Hagës, jemi të gatshëm që me BE ta shkruajmë rezolutën”, kanë thënë jozyrtarisht në Ministrinë e Jashtme serbe.

Në qoftë se BE zotohet se nuk do të ketë njohje të reja të Kosovës, Serbia, ka thënë burimi i gazetës “Blic” do të ishte e gatshme të hyjë në këtë pazar të rrezikshëm dhe të pasigurt nga Brukseli. Dihet se Serbisë nga BE i ofrohet autonomi e fuqishme dhe e gjerë për veriun e Kosovës dhe enklavat në jug të Ibrit dhe “praktikisht pushteti i Beogradit mbi territoret ku serbët jetojnë në shumicë”.

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq i cili në Almata ka marrë pjesë në takimin joformal ministror të OSBE-së, po vazhdon lobimin për kërkesat serbe që të hapen negociatat mbi statusin e Kosovës ka paralajmëruar se në gusht, kur Rusia ta kryesojë KS të KB, do të mbahet mbledhja kushtuar Kosovës.

“Po i afrohemi pikës së vlimit, kjo sot në Kazakistan është më se e qartë. Të gjithë sytë janë drejtuar në Hagë. Nga e gjithë ajo që po vjen tek ne kemi arsye të jemi optimist, por duhet të jemi të vetëdijshëm se fitorja në Hagë është vetëm një hap në rrugën cilës jemi nisur” ka cekur Jeremiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)