24 Prill 2024

Ban: Të nisë sa më shpejt dialogu Kosovë-Serbi

New York, 1 nentor - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon ka përshëndetur paralajmërimet e fillimit të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit por ka kërkuar një fillim të shpejtë të këtij dialogu.

Siç bëjnë me dije agjensitë e lajmeve Ban Ki Moon ka theksuar Prishtina dhe Beogradi duhet të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë disa muajve të fundit duke shtuar se ky proces do të hap një fazë të re në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve dhe përforcimin e paqes e stabilitetit në rajon.
 

Në raportin e tij të rregullt tremujor i cili gjatë fundjavës u është shpërndarë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka ofruar mbështetjen e organizatës që ai kryeson për procesin negociator të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian, duke theksuar se para palëve megjithatë janë sfida serioze të përcjella me tensionet në rritje në veri të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Ki Moon ka kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare të OKB-së për të evituar veprime të njëanshme të cilat do të mund të nxisnin emocionet edhe më shumë, por edhe ka tërhequr vërejtjen se zyrtarët e Kosovës dhe mediat se janë duke udhëhequr një fushatë kundër pranisë së UNMIK-ut në veri të Kosovës, me të cilën gjë, sipas tij, sjellin në rrezik personelin e Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)