28 Mars 2024

Ban Ki Moon rikandidon për postin e deritanishëm

New York, 7 qershor - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon do të rikandidojë për këtë post edhe për pesë vite të tjera. Mandati i tij skadon më 31 dhjetor.

Në një letër dërguar vendeve anëtare të OKB-së ai ka ofruar zyrtarisht shërbimet e tij edhe për një mandat të dytë, deklaroi Bani në Nju-Jork.

\"Udhëheqja e kësaj organizate të mrekullueshme ka qenë për mua një privilegj. Do të ndiehesha i nderuar thellë në qoftë se vendet anëtare më mbështesin edhe për një mandat\", tha sekretari i përgjitshëm i OKB-së.

Grupet aziatike e kanë mbështetur këtë kandidaturë. Edhe Gjermania dhe Franca janë për rizgjedhjen e tij në këtë post.

Kritikët thonë se Bani nuk e ka fuqinë e duhur për të udhëhequr organizatën botërore.

Megjithatë rizgjedhja e tij konsiderohet si një punë e kryer, sepse ai nuk do të ketë ndonjë kundërkandidat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)