10 Gusht 2022

Ballkani ka shansat e integrimit në takimin e Sarajevës

Londër, 31 maj - Integrimi i Ballkanit Perendimor, vazhdon të jetë një nga sfidat e fundit në ndërtimin e Evropës së Bashkuar demokratike, thuhet në një editorial të gazetës "Gardian".

I tërë rajoni i Ballkanit, do të ketë shansin që në takimin e Sarajevës, t’i bashkohet dinamikës së re të integrimeve evroatlantike, thuhet në një shkrim autorial të Sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, përfaqësueses së lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe shefit të diplomacisë spanjolle, Migel Angel Moratinos, të botuar sot në gazetën britanike, “Gardian”.

Integrimi i Ballkanit Perendimor, vazhdon të jetë një nga sfidat e fundit në ndërtimin e Evropës së Bashkuar demokratike. Zyrtarë të lartë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë pasur angazhime shtesë muajt e fundit në procese të ndryshme të “evropizimit” të Ballkanit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Evropian, thuhet tutje në shkrimin autorial, në takimin e Sarajevës do të bëjnë të qartë porosinë: jemi të gatshëm tu ndihmojmë qytetarëve dhe liderëve të rajonit në ndërtimin e përbashkët të një të ardhme më të mirë, shkruajnë Hilari Klinton, Ketrin Eshton dhe Migel Angel Moratinos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)