19 Prill 2024

Assange merr 1.5 milionë dollarë për autobiografinë

Londër, 26 dhjetor - Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, në një intervistë dhënë për gazetën britanike "Sunday Times" tha se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh për shkrimin e autobiografisë së tij.

Ai theksoi se këto para do ta ndihmojnë për tu mbrojtur nga akuzat suedeze për krime seksuale.

Nga lirimi nga paraburgimi më 16 dhjetor të këtij viti Assang po jeton në shtëpinë e një miku të tij në Angli. 

Në mesin e kushteve të lirimit janë dhe paraqitja e përditshme në polici dhe mbajtja e një aparati elektronik, i cili informon policinë për lëvizjet e tij.

Drejtësia britanike ka vendosur të mbajë një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën suedeze për ekstradim më 7 shkurt të vitit të ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)